Qyteti antik Çuka e Ajtoit (Shqiponjës)

02/09/2016:50

Shperndaje:

Qyteti antik Çuka e Ajtoit (Shqiponjës) – Kodra mbi të cilën ndodhen rrënojat e Kalasë ndodhet 8 km në perëndim të Konispolit mbi fshatin Çiflik.

Kodra mbi të cilën ndodhen rrënojat e Kalasë ndodhet 8 km në perëndim të Konispolit mbi fshatin Çiflik. Ajo ka formën e një koni me majë të hollë dhe është 350 m mbi nivelin e detit. Çuka e Ajtoit u vizitua për herë të parë nga misioni arkeologjik Italian gjatë fushatave të gërmimeve në Butrint. Gërmimet e para u kryen në vitin 1936, në fillim nga Ugolini dhe më vonë nga Markoni.
Dokumentacioni mbi rezultatet e germimeve humbi në një katastrofë ajrore. Është qendra e dytë e rëndësishme në këtë pellg. Ajo ngrihet në skajin juglindor të krahinës, në krahun e majtë të rrjedhjës së lumit Pavlla.
Në anën veriore ajo ka një rënie të theksuar shkëmbore, ndërsa në anën jugperëndimore zbresin tarraca të përshtatshme për banim.

Ka një sipërfaqe prej 5 ha dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Maja e kodrës rrethohet me një mur pa kulla, funksionet e të cilave e kryenin kthesat e shpeshta të linjës së murit dhe rrethimi i një tarrace nga ana perëndimore. Vendbanimi ka 6 hyrje të vendosura në anën jugore. Muret me gjerësi 3.50 m me stilet poligonalë, trapezoidalë dhe trapezoidalë izodomik të ndërthurura midis tyre. Datohet në shek. IV p. K.

Çuka e Ajtoit – Kështjella e antikitetit të vonë ka formë gjashtëkëndëshi të çrregullt me gjatësi muri 700 m dhe sipërfaqe 1,3 ha. Ajo është më e vogël se ajo antike dhe lë të pafortifikuar një pjesë të fortifikimit antik. Muri është me llaç gëlqereje nga dy këmisha me blloqe gurësh gëlqerorë mesatarë e të vegjël të papunuar. Hapësira ndërmjet dy këmishave është e mbushur me llaç e gurë të vegjël. Ai arrin një lartësi gati 2 m e gjerësi që lëviz nga 1- 1.10 m, 1.90- 2.10 m. Hyrja e kështjellës është në të njëjtin vend ku ka qenë një hyrje antike në anën jugore. Korridori i portës ka gjerësi 1.70 m. Po e njëjtë mund të jetë edhe një hyrje e dytë e kështjellës. Kështjella fortifikohet nga tre kulla me planimetri të ndryshme (trekëndëshe, drejtkëndëshe e gjysëmrrethore).

Akropoli është pjesa më e lartë e ndarë nga një mur rrethor në pjesën verilindore të kështjellës me sipërfaqe ¼ e saj. Muri ka trashësi 1.20- 1.50 m me gurë të vegjël e mesatarë të lidhur me llaç gëlqereje. Datohet në shek. IV- VI p. K.
Statusin e Trashëgimisë Kulturore, Monument Kulture, Kategoria e I e ka marrë në dt. 15. 01. 1963.

Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BUZË Hotel kërkon Recepsionist/e për punësim gjithëvjetor
Kompania Gjoni zgjeron aktivitetin dhe kërkon staf në Sarandë
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Sarandë: 28-vjeçari humb jetën pas rënies aksidentale, dyshohet nën efektin e alkoolit
Askush nuk na jep shtëpi me qira, apeli i një nëne në prag të dimrit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.