Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt – VIDEO

Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt

 

Qytetarja Aida Bello ka ngritur një shqetësim publik lidhur me ndarjen e hapësirave të plazheve në Sarandë. Ajo deklaron se prej vitesh ka një kontratë me shtetin për administrimin e një sipërfaqeje plazhi dhe për sezonin turistik 2025 ka aplikuar sërish sipas të gjitha kërkesave të Autoritetit Kombëtar të Bregdetit (AKB).

 

Sipas saj, përgjigjja nga AKB ka ardhur më 18 janar, dhe që prej asaj date ajo është përpjekur të marrë hartën nga Bashkia për të kryer pagesën, siç është proceduar gjithmonë. Por, çdo herë që është paraqitur pranë Bashkisë Sarandë, është njoftuar se hartat ende nuk janë gati.“Shkova në bashki dhe më thanë se ka konflikt, pasi për të njëjtën hapësirë ka dy aplikime. Ne e kuptojmë se kjo është një skemë e planifikuar për të favorizuar aplikuesin tjetër,” – tha Aida Bello.

 

 

Ajo thotë se aplikuesi tjetër për deklarim të rremë, duke sqaruar se ky person ka 5 apartamente pranë plazhit, por ka deklaruar 28 apartamente në aplikimin për plazh. Për këtë, Bello thotë se i është drejtuar zyrtarisht AKB-së më 28 shkurt me një kërkesë për verifikim të të dhënave të aplikuesit tjetër.

 

Qytetarja kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të mos krijuar konflikte.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari
Lexoni më shumë
Rama: Vitin tjetër nafta do të ulet me 32 lekë për litër, taksa e qarkullimit do të kalojë te makina
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.