Qytetari i revoltuar: Rruga nga varrezat publike deri te stadiumi e mbuluar nga balta

Qytetari i revoltuar: Rruga nga varrezat publike deri te stadiumi e mbuluar nga balta

 

Një qytetar i revoltuar i është drejtuar Saranda Web me një shqetësim të përsëritur për gjendjen alarmante të rrugës që lidh varrezat publike me stadiumin e qytetit. Sipas tij, situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë inerte, duke e kthyer rrugën në një katastrofë për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

 

“Rruga është bërë si mos më keq, e mbushur me baltë të kuqe gjatë dimrit, aq sa nuk mund të ecësh pa çizme. Në verë, pluhuri na mbulon të gjithëve. Duhet të ndërhyjë policia bashkiake ose policia rrugore për të marrë masa ndaj kësaj situate,” – shprehet qytetari.

 

Kjo rrugë, një aks i rëndësishëm për komunitetin, është kthyer në një makth për qytetarët, duke vështirësuar jetën e përditshme. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të rregulluar këtë problem dhe për të vendosur masa që përgjegjësit të mbajnë llogari për dëmtimin e rrugës.

 

Saranda Web iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse, Bashkisë Sarandë dhe Policisë Rrugore, të marrin masa konkrete për të kthyer këtë aks në normalitet. Nuk mund të tolerohet që qytetarët të përballen me baltë në dimër dhe pluhur në verë!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.