Reklamë I Love Orange

Qindra besimtarë në Sarandë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit – VIDEO

Qindra besimtarë kremtojnë Ringjalljen e Krishtit në Kishën “Shën Harallambi” në Sarandë

 

Mbrëmjen e së shtunës, atmosfera festive dhe shpirtërore ka mbërthyer Kishën Ortodokse “Shën Harallambi” në Sarandë, ku qindra besimtarë janë mbledhur për të kremtuar Ringjalljen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit fetar.

 

 

 

Ceremonia ka nisur në orët e vona të mbrëmjes me meshën e shenjtë dhe është kulmuar me momentin e shumëpritur të marrjes së dritës së bekuar, simbol i fitores së jetës mbi vdekjen dhe i shpresës së re. Në një atmosferë solemniteti dhe gëzimi, besimtarët kanë mbushur oborrin dhe ambientet e brendshme të kishës me qirinj të ndezur në dorë, duke përcjellë mesazhin e paqes, dashurisë dhe besimit.

 

At Kozmai, gjatë predikimit të tij, theksoi rëndësinë e Ringjalljes si një moment reflektimi shpirtëror dhe ripërtëritjeje të vlerave të besimit, mirësisë dhe mëshirës. Ai uroi që kjo festë t’u sjellë të gjithëve paqe në zemër dhe forcë për të përballuar sfidat e jetës.

 

 

Kremtimi i Pashkës Ortodokse në Sarandë është kthyer tashmë në një traditë të dashur për komunitetin, ku përveç aspektit fetar, sjell edhe një ndjesi të fortë bashkimi mes qytetarëve dhe një përjetim të veçantë të shpirtit të kësaj feste.

 

Me përfundimin e meshës dhe ndarjen e dritës, besimtarët janë larguar nga kisha duke uruar njëri-tjetrin me fjalët tradicionale: “Krishti u ringjall!” – “Vërtet u ringjall!”, duke përçuar kështu simbolikën e kësaj nate të bekuar.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 19:15
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47
Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

Shalës, banorët ankohen për rrugën e dëmtuar: Bashkia Konispol prej vitesh bën vetëm premtime

19 Nëntor 2026 21:25