Qeveria njofton pensionistët: Në pranverë do të merrni bonus nga 50 – 100 euro

20/12/2419:17

Shperndaje:

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Bonusi i pranverës do të jetë 100 euro për ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë, dhe 50 euro për të gjithë ata, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

 

“Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta. Do të shpërndajmë 2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.”

 

Konkretisht, do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekë të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre. Nga ana tjetër, do të vihet në jetë premtimi për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve, në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekë.

 

Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë, dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.

 

Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë, do të mbështeten fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.”

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”
Liam’s Bar & Snacks kërkon Kamarier/e me ose pa Eksperiencë. Punësim vjetor
Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.