Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri aktivitet në Butrint

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka zhvilluar ditën e sotme në Parkun Kombëtar të Butrintit panairin “Aromë Tradite”. Në këtë event morën pjesë një numër i konsiderueshëm i fermerëve të zonës, të cilët do të promovojnë kulturën e tyre kulinare për të gjithë të pranishmit. Gjithashtu, nxënësit e shkollës 9 Tetori në Sarandë kanë shpalosur punimet e tyre artistike me materiale të riciklueshme.

Gjithashtu, gjatë këtij aktiviteti u organizua edhe konkursi për recetat e ndryshme të përgatitjes së midhjeve, simbolit të kësaj zone. Në fund, grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” ka dhënë një shfaqje artistike me këngë e valle.

https://youtu.be/o0qsFurW7Lw

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.