Qëllohet për vdekje me levë në kokë pas sherrit (Pamjet nga vendi i ngjarjes)

06/10/1915:25

Shperndaje:


Një person është vrarë pasditen e sotme në qytetin bregdetar në zonën e Plazhit të Vjetër. Viktima raportohet se është Stavri Mino 50 vjeç.

Burime për Report Tv pohojnë se Mino është qëlluar me levë në kokë pas një sherri me grushte që degjeneroi më pas në përdorimin e mjeteve të forta dhe si pasojë e goditjeve që pësoi ka ndërruar jetë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket trupi i viktimës i shtrirë pranë kabinave te zona e Plazhit të Vjetër. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe arrestimin e autorëve.

Policia: 50-vjeçari ra në tokë pa ndjenja pas konfliktit! S’ka shenja dhune, 3 të shoqëruar

Policia e Vlorës deklaron se 50-vjeçari Stavri Mino pas konfliktit me disa persona ka rënë në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë, por nuk ka shenja dhunë, ndërsa janë shoqëruar tre persona. Por burime të sigurta për Report Tv pohojnë se Mino është qëlluar me levë në kokë.

“Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore” njoftimi i policisë së Vlorës.
VIDEO NË YOUTUBE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.