Qafa e Llogarasë dhe Muzina kalimi vetëm me zinxhirë, gjatë natës kalimi i pamundur

06/01/1713:45

Shperndaje:


Në Qafën e Llogarasë për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave gjatë natës qarkullimi i mjeteve ka qenë me vështirësi por mëngjesin e sotëm ka filluar lëvizja e mjeteve normalisht.
Në këtë segment rrugor është hedhur kripë, borëpastrueset kanë hequr dëborën, momentalisht ka mjergull të dendur por mjetet mund të lëvizin pa zinxhirë.
Gjatë natës edhe segmenti rrugor “Qafë Muzinë” Sarandë ka patur probleme për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta por përgjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar qarkullimi i mjeteve pa probleme.
Për momentin të gjitha akset rrugore që lidhin qytetin e Sarandës me zonat rurale janë të qarkullueshme.
Policia e Vlorës në monitorim të situatës, këshillon drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë në segmentet problematike (Llogara, Qafë Muzinë) nëse do të kemi reshje dëbore në vijim, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.