Punuan me çekiç në zonën arkeologjike, bllokohen punimet në qendër të Sarandës

Prej 3 ditësh punimet në qendër të Sarandës janë ndërprerë. Ndërprerja e punimeve ka ardhur pas shqetësimit të ngritur se në zonën arkeologjike të Sarandës punohej me çekiç dhe pa prezencë të arkeologëve.

Këshilltari bashkiak Jolio Dine, ka reaguar sot në rrjetet sociale duke thënë se çdo orë vonesë është dëm ekonomik për bizneset e stres për qytetarët, këmbësorë apo drejtues automjetesh qofshin!

Mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak natyrisht do të rikthejë debatin për çështjen në fjalë. Emergjente tashmë është rinisja e punimeve.

📑 Personalisht, veç të tjerave, do të kërkoj aplikimin e një amnistie të pjesshme fiskale për të gjitha bizneset e prekura. Në mos ligjor, është detyrim moral!”- shkruan Jolio Dine.

I kontaktuar nga “SarandaWeb” menjëherë pas kësaj deklarate, Jolio Dine është shprehur se ka dyshime se kjo situatë mund të ketë edhe më shumë se 48 orë që është krijuar dhe se nga informacionet konfidenciale që disponon, pritet ardhja e një përfaqësuesi të lartë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për t’u koordinuar me arkeologët, por kjo situatë po shtyhet pasi ai ndodhet jashtë shtetit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.