Protesta para Komisariatit të Kufirit e pronarëve për bllokimin e mjeteve të ujit: Kemi 5 ditë që rropatemi

Për bllokimin e lëvizjes së mjeteve ujore pas ngjarjes së rëndë 5 ditë më parë në Potam të Himarës, kanë protestuar mesditën e së hënës edhe pronarët e mjeteve ujore në Sarandë. Bashkë me ta edhe ata të Ksamilit. Të organizuar ata u mblodhën para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë.

‘Të bllokohemi  në pikun e sezonit turistik, do të thotë të na dëmtojnë nga ana ekonomike. Dhe kjo mënyrë nuk e dimë se kujt i shërben. Kemi 5 ditë që rropatemi sa në bashki aq edhe në Komisariat, përplasemi nga një derë në tjetrën dhe zgjidhje nuk po gjejmë. Jemi të rregullt me leje drejtimi, licencë dhe kemi paguar sipas kërkesave të gjitha taksat që na duhen për të dalë në det. Këto ditë presim të nxjerrim fitimet tona për familjet.’-  thanë pronarët.

Gjithashtu pronarët thanë se edhe ndarjet në det i kanë bërë vetë me shpenzimet e tyre. Edhe pse i kërkuan askush nuk doli nga punonjësit e kufirit të komunikonte me ta për t’u dhënë një përgjigje se sa do të vijojë kjo situatë. Hapa të mëtejshme pronarët thanë edhe se do ta kërkojnë të drejtën e tyre edhe me rrugë ligjore. Në fund pronarët e mjeteve ujore u larguan për t’u mbledhur përsëri në ditët në vijim deri në zgjidhje të problemit të tyre shqetësues.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.