Prokuroria, fle apo bën pazar mbi dosjet e korrupsionit në Bashkinë Finiq?!

14/12/1821:24

Shperndaje:


 

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit në Bashkinë Finiq ka konstatuar abuzime marramendëse në tenderin e rrugës Dërmish – Dhivër – Cerkovicë.

KLSH gjatë auditimit ka konstatuar se “Në tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës Dermish-Dhiver-Cerkovice” e hapur, me fond limit 82,916,667 lekë” zhvilluar në vitin 2016, u konstatua se:
Njësia e Prokurimit, nuk ka dokumentacion për përllogaritjen e fondit limit nenin pikat 1 dhe 2 të VKM 914.
Gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me nenin 46, pika 1 dhe 3, të LPP dhe me VKM 914, Neni 61 pika 2 paragrafi 2, pasi kriteret e përdorura nuk janë të lidhura ngushtë me objektin e kontratës, pasi janë kërkuar kategoritë e licencës nuk kanë lidhje me objektin e kontratës objekt prokurimi pasi në preventivin e miratuar nuk ka asnjë zë apo volum pune ku të përfshijë punime që parashikojnë këto kategori punimesh në kundërshtim me VKM nr.42, datë 16.01.2008,është kërkuar numri i fuqisë punëtore mesatarisht 140 punonjës, është kërkuar në mënyrë të pargumentuar një numër i madh makinerish dhe inxhinierësh, ku ndër të tjera edhe mjeku i shoqërisë si staf drejtues teknik, në kundërshti me nenin 1 dhe 2 të LPP.
KVO: u konstatua se tenderi duhej të ishte anuluar dhe të ishte zhvilluar procedurë e re pasi asnjë nga OE ekonomik nuk ka plotësuar kriteret e kualifikimit, çka nuk ka ndodhur, për arsye se ka kualifikuar dhe shpallur padrejtësisht fitues OE “A…” shpk, në kundërshtim me kërkesat e nenin 46 dhe 53 pika 3, të LPP, duke shkaktuar mos përdorim me efektivitet, efiçencë dhe efikasitet në vlerën 10,390,044 lekë të reja ose afërsisht 80.000 euro.
Pra Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë Finiq ka përdorur kritere ekstraligjore për të eleminuar nga gara operatorët konkurues dhe favorizuar firmën fituese, e cila kishte ofertë afërsisht 99% të vlerës së fondit limit.

Për të gjitha këto abuzime nga ana e KLSH ka referuar si Indicie Penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me shkresën nr. 494/24, datë 30.11.2017, por që deri tani nga ana e Prokurorisë nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ndërshkimin e autorëve

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë
Festa e 113-Vjetorit të Policisë së Shtetit në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
Kërkohet Dado për Kujdes ndaj një Fëmije në Sarandë
Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.