Prokuroria Sarandë: Do ketë prangosje për zyrtarë të tjerë në qytetin e Sarandës

Prokuroria e Sarandës deklaron zyrtarisht se ka disa zyrtarë të tjerë në hetim në qytet.

Në komunikatën zyrtare të shpërndarë pak minuta më parë lidhur me arrestimet e zyrtarëve të IVMT dhe IKMT, citohet në fund: “Githashtu, po procedohet edhe për disa zyrtarë të tjerë lidhur me shkeljet në këtë qytet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, duke paralajmëruar kështu prangosje të tjera në ditët në vijim.

KOMUNIKATA E PLOTË

Lejuan ndërtime të paligjshme në Ksamil, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 4 ish-punonjësve të IVMT dhe 2 të IKMT.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kërkoi arrestimin e katër ish-punonjësve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe 2 punonjësve të IKMT (përgjegjës për territorin e Bashkisë Sarandë), të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer veprime hetimore në funksion të procedimit penal nr. 240 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Deri në këtë fazë të procedimit, janë administruar prova të mjaftueshme në lidhje me mosveprimet e paligjshme të punonjësve të IVMT bashkia Sarandë dhe të IKMT Tiranë (përgjegjës për bashkinë Sarandë) V.XH., B.K., A.M., E.Z., si dhe E.Ç., dhe D.B., të cilët me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit por edhe në juridiksionin territorial të Bashkisë Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

Përgjatë kësaj periudhe nga ana e personave nën hetim nuk është përcjellë asnjë kallëzim penal në prokurori, kur ndërkoh nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonën Ksamil-Sarandë.

Në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar 16 pasuri (objekte) me destinacion banimi dhe biznese.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, garanton opinionin publik se fenomeni i ndërtimeve pa leje do të ndëshkohet ashpër sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Gjithashtu, po procedohet edhe për disa zyrtarë të tjerë lidhur me shkeljet në këtë qytet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.