Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim ish-drejtoren e Kadastrës, 2 specialistët dhe ish-deputetin

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjec, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjec dhe Ermen Stroka 34 vjec dhe ish deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur.
Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim cështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.
Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqë 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2. Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe rregjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e rregjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumenta të falsifikuara.
Brenda tre ditëve në vijim, tre të ndaluarit pritet të paraqiten në Gjykatën e Sarandës për t’u njohur me masat e sigurisë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.