Prindërit të shqetësuar për transferimin e fëmijëve të kopshtit nr. 1 në konviktin e shkollës ekonomike

15/02/2512:33

Shperndaje:

Prindërit të shqetësuar për transferimin e fëmijëve të kopshtit nr. 1 në konviktin e shkollës ekonomike

Prindërit e fëmijëve të kopshtit nr. 1 në Sarandë kanë ngritur një shqetësim në lidhje me vendimin e bashkisë për të transferuar fëmijët në ambientet e konviktit të shkollës ekonomike, me arsyetimin se godina e kopshtit do të rikonstruktohet.

Prindërit të shqetësuar për transferimin e fëmijëve të kopshtit nr. 1 në konviktin e shkollës ekonomike

Sipas informacionit të siguruar, ky transferim pritet të ndodhë brenda muajit shkurt, një vendim që ka ngjallur pakënaqësi dhe frikë te prindërit, të cilët e konsiderojnë të papërshtatshëm ambientin e zgjedhur për fëmijët e tyre. Ata argumentojnë se konvikti:


– Është shumë larg nga kopshti aktual, duke vështirësuar transportin e fëmijëve.
– Nuk ofron kushtet minimale, si tualete të përshtatshme për fëmijët e vegjël.
– Transferimi në mes të vitit shkollor mund të krijojë pasiguri dhe pështjellim te fëmijët.

Prindërit shprehen të shqetësuar edhe për mungesën e transparencës në këtë proces, duke theksuar se vendimi po zbatohet në mënyrë të fshehtë, pa konsultim të gjerë me familjet e fëmijëve. Ata i bëjnë thirrje bashkisë të rishikojë këtë vendim dhe të marrë masa për të siguruar një ambient më të përshtatshëm për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve.

Saranda Web do të ndjekë nga afër këtë çështje dhe do të sjellë reagimet e autoriteteve për këtë shqetësim.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.