Prezantohet përpara një grushti njerëzish Projekti “Qendra e Vizitorëve në Butrint” – VIDEO

05/07/2421:39

Shperndaje:

Prezantimi i Projektit të “Qendrës së Vizitorëve në Butrint”

 

Mbrëmjen e sotme, në teatrin antik të Butrintit, u zhvillua prezantimi i projektit të “Qendrës së Vizitorëve”. Fatkeqësisht, pjesëmarrja ishte shumë e ulët, me vetëm një grup të vogël rogatërsh dhe mungesë të dukshme të interesimit nga qytetarët, shoqëria civile dhe grupet e tjera të interesit. Kjo mungesë vëmendjeje ishte kryesisht për shkak të zhvillimit të ndeshjes Gjermani-Spanjë në të njëjtën kohë, por edhe mungesës së informimit të publikut. 

 

 

Projekti, që synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në Butrint, nuk arriti të tërheqë vëmendjen e duhur nga komuniteti. Ky mungesë interesi ngre shqetësime mbi mënyrën e komunikimit dhe organizimit të ngjarjeve të tilla të rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore.

 

Në të ardhmen, shpresojmë që prezantime të tilla të planifikohen në kohë më të përshtatshme dhe të bëhen përpjekje më të mëdha për të angazhuar publikun dhe grupet e interesit, në mënyrë që projekte të rëndësishme si ky të marrin mbështetjen dhe vëmendjen që meritojnë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.