Presidenti Meta vizitë dhe vlerësime në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë

09/07/2113:22

Shperndaje:

Presidenti Ilir Meta ka vizitiar ditën e sotme Shtëpinë e Fëmijëve Vangjel Pulla në Sarandë, ku ka dhënë edhe disa tituj.

Meta shkruan: Për gjithë këtë kontribut të vyer pata nderin ta çmoj sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Një vlerësim të merituar me Titullin “Naim Frashëri” bëra edhe për dy edukatore dhe punonjëse shumë të dashura të Shtëpisë së Fëmijës, znj.Anastasia Koloi dhe znj. Haxhire Xhama, të cilat dhanë një ndihmesë të çmuar në dekada, si në edukimin, ashtu edhe në rritjen e kujdeshme dhe të shëndetshme të fëmijëve jetimë.

Vlerësimi i disa prej ish-punonjësve më të spikatur të këtij institucioni, është promovim dhe inkurajim i modeleve që duhen të ndjekin mësuesit dhe edukatorët e rinj, sa i takon mbështetjes së fëmijëve pa kujdes prindëror, për t’ju mundësuar të përmbushin të gjitha ëndrrat, për të qenë të realizuar dhe të suksesshëm në jetë. 🇦🇱


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.