Tensione dhe përplasje në protestën e pronarëve të mjeteve ujore para Bashkisë Sarandë

Tensione dhe përplasje në protestën e pronarëve të mjeteve ujore para Bashkisë Sarandë. Pronarët e mjeteve ujore në Ksamil kanë zhvilluar sërish sot një protestë përpara Bashkisë Sarandë, ku janë shënuar tensione dhe përplasje me punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

 

 

Protestuesit akuzojnë Bashkinë Sarandë se nuk po zbaton vendimin e Këshillit Bashkiak për ngritjen e 6 vendbazimeve dhe përcaktimin e koridoreve ujore për aktivitetin e mjeteve turistike. Sipas tyre, vonesat në zbatimin e këtij vendimi po dëmtojnë rëndë aktivitetin e tyre në kulmin e sezonit turistik.

 

Pronarët kërkojnë zbatim të menjëhershëm të vendimit dhe zgjidhje të situatës, ndërsa paralajmërojnë vijimin e protestave nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.