Presidenti Ilir Meta nderon Armand Hysin me Titullin “Për merita të veçanta civile”

14/02/2117:29

Shperndaje:


Presidenti Ilir Meta, i cili ka vizituar ditën e djeshme qytetin e Sarandës dhe ku ka marrë pjesë edhe në dorëzimin e Titullit “Për merita të veçanta” akorduar Armand Hysit, ka shkruar edhe për mbresat pas largimit nga qyteti:
Një kontribut të paharruar për zhvillimin e këtij qyteti, duke lënë pas një trashëgimi të pasur, me studime e publikime në fushën ekonomike, ka dhënë edhe Dr.Armand Hysi, një emër i nderuar dhe i vlerësuar nga qytetarët e Sarandës, si një intelektual i rrallë e human, i cili ndihmonte qytetarët në nevojë dhe nuk kursehej të mbështeste kauzat sociale të rëndësishme.
Në nderim të punës shumëvjeçare si pedagog e kërkues shkencor, duke dhënë një ndihmesë të madhe për zhvillimin cilësor ekonomik e social të Sarandës, pata kënaqësinë ta vlerësoj me Titullin e lartë ‘Për merita të veçanta civile’.
Kemi nevojë të vlerësojmë sa më shumë figura të tilla, që i shërbejnë komunitetit dhe mbeten një model frymëzues i përhershëm solidariteti, humanizmi, por edhe progresi shoqëror, shkruan Presidenti Meta.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”
Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim
Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.