Prerja e kokës së shqiptarit, krimi mund të jetë bërë nga banorët grekë

10/05/1611:32

Shperndaje:



Ka marrë një rrjedhë të re hetimi për vrasjen e shqiptarit 25-vjeçar në Greqi.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka bërë që hetimi i kësaj çështjeje të marri një rrjedhë tjetër. Fillimisht pas gjetjes së trupit të shqiptarit ku i mungonte koka, dyshimet e para u hodhën për një krim të mafies shqiptare. Por pas ekspertizës, mjeku grek ka zbuluar se shqiptari rezulton i vrare te dielen rreth ores 21.00 (ora greke). Ne mushkrite e tij u gjet nje plumb, i qitur nga nje arme gjahu teke. Pasi eshte qelluar me arme, shqiptarit te cilin burime te policise greke e identifikojne me emrin Bledar Terpollari, datelindja 1990, i eshte prere koka. Shqiptari eshte qelluar me arme ne fyt dhe plumbi ka zbritur e ngecur ne mushkri.Fakti që në krim është përdorur një armë gjahu i bën hetuesit grekë se krimi mund të mos jetë bërë nga shqiptarë, por nga banorë të zonës. Mendohet se prerja e kokës mund të jetë bërë për të humbur gjurmët e vrasjes me armë. Ne trupin e viktimes nuk vihen re shenja perleshjeje. Nga hetimet rezulton se viktima perdorte dy telefona celulare, ndersa ne vendngjarje eshte gjetur vetem nje. Prokurorët e çështjes kanë kërkuar nga kompanitë greke tabulatët e telefonave me shpresën se nga bisedat e kryera do të hidhet dritë mbi çështjen.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën
Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.