Prangoset polici në Qafë-Botë, kontrabandonte mallra për të furnizuar biznese në Sarandë – VIDEO

01/06/249:40

Shperndaje:

Një punonjës policie në pikën kufitare Qafë-Botë është arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore pasi dyshohet për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.

Efektivi i identifikuar me inicialet B.H. u arrestua në flagrancë teksa transportonte me automjetin e tij “Mercedes Benz”, nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të policit u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

 

 

Nga hetimet e AMP, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.