Hyrja & dalja në Terminal ngre shqetësime, Çaçi: Do shikojmë zgjidhje kur të bëhet rruga e 6-të

13/06/2611:39

Shperndaje:

Hyrja dhe dalja në Terminalin e Autobusëve ngre shqetësime, Çaçi: Do të shihet një zgjidhje kur të bëhet rruga e 6-të

Mënyra e hyrjes dhe daljes në Terminalin e ri të Autobusëve në Sarandë është kthyer në objekt diskutimi në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku u ngritën shqetësime për ndikimin që mund të ketë në qarkullimin rrugor dhe sigurinë e qytetarëve.

 

 

Këshilltari bashkiak Ilirjan Gërdhuqi përcolli shqetësimet e ngritura nga qytetarë dhe specialistë të fushës, duke theksuar se skema aktuale e hyrje-daljeve në terminal rrezikon të krijojë ngarkesë në trafik dhe situata të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

 

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, deklaroi se aktualisht janë marrë masa për të garantuar sigurinë në këtë segment.

“Aktualisht kemi siguruar që të mos ndodhin aksidente gjatë hyrjeve dhe daljeve nga Terminali”, tha Çaçi.

 

Megjithatë, ai pranoi se në të ardhmen mund të shqyrtohet një alternativë më e përshtatshme. Sipas kryebashkiakut, kjo mund të lidhet me projektin për ndërtimin e Rrugës së Gjashtë, e cila pritet të ndikojë edhe në organizimin e qarkullimit në zonë.

 

“Një zgjidhje alternative dhe më e mirë për hyrjen dhe daljen nga terminali do të shikohet gjatë punimeve për ndërtimin e Rrugës së 6-të, por ajo mbetet për t’u parë”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

 

Terminali i ri i Autobusëve është një nga investimet e rëndësishme për transportin publik në qytet, por mënyra e organizimit të aksesit në të vijon të ngrejë pikëpyetje dhe shqetësime. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas investimit në Ksamil, biznesmeni shqiptar blen një resort në ishullin e Korfuzit
Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Parashikimi për në Sarandë
Jungle Lounge në Sarandë kërkon Barman, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Hostes
Tre të rinj vëzhgojnë për 2 ditë dhe marrin makinë me qira për të grabitur të moshuarin – VIDEO
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Banakier-Kamarier, Picier, Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Utopia Beach Bar Ksamil kërkon Kuzhinier, Nd. Kuzhinier, Banakier dhe Kamarier. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.