Terminali i autobusëve në Sarandë gati, qytetarët kërkojnë autobus urban dhe semaforë
Terminali i autobusëve në Sarandë gati, qytetarët kërkojnë autobus urban dhe semaforë në rrugë
Pas dekadash mungese dhe kërkesash të vazhdueshme nga operatorët dhe qytetarët, Saranda po hyn në një fazë të re organizimi të transportit publik. Terminali i ri i autobusëve për linjat interurbane dhe zonave përreth tashmë ka përfunduar dhe pritet të vihet shumë shpejt në funksion, duke i dhënë fund një prej problematikave më të vjetra të qytetit.
Përfaqësuesi i shoqërisë së transportit interurban, Dhimitër Barzuka, e konsideron ndërtimin e terminalit një zhvillim të rëndësishëm për Sarandën. Ai thekson se realizimi i këtij projekti vjen si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të operatorëve ndër vite dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimit për pasagjerët.
Dhimitër Barzuka – Kjo është një gjë shumë pozitive për qytetin tonë pasi do të lehtësojë edhe pasagjerët, por edhe punën e operatorëve të transportit, pasi tashmë kemi një terminal dhe nuk do të nisemi më nga rruga, siç ndodh sot.
Megjithatë, ai ngre edhe dy shqetësime konkrete që kërkojnë zgjidhje nga ana e bashkisë: sigurimin e transportit urban për aksesin e qytetarëve drejt terminalit dhe vendosjen e një sistemi semaforësh në hyrje për të garantuar sigurinë në qarkullim.
Dhimitër Barzuka – Ne kërkojmë nga bashkia lehtësimin e aksesit të qytetarëve për në Terminal duke siguruar transport urban dhe e dyta të vendosi në hyrje të terminalit sistem semaforësh për të patur sa më shumë siguri në hyrjen dhe daljen e terminalit
Në të njëjtën linjë, përfaqësuesi i sindikatës së taksive, Arben Abazi, e përshëndet këtë investim duke e cilësuar si një hap të vonuar, por të domosdoshëm.
Arben Abazi – 20-30 vjet Saranda ka qenë pa terminal, pavarësisht se duhet të ishte qyteti i dytë në Shqipëri që duhet të kishte një Terminal autobusash modern, por nuk kishte. Kjo do të funksionojë në të mirën e qytetit të Sarandë, por edhe për turizmin.
Nga ana tjetër, qytetarët e shohin ndërtimin e terminalit si një zhvillim pozitiv, por theksojnë se ai duhet të shoqërohet me masa konkrete për funksionimin e plotë të tij. Kërkesa kryesore mbetet vendosja e linjave të rregullta të autobusave urban që do të lidhin terminalin me zonat e tjera të qytetit.
Terminali i ri pritet të sjellë një ndryshim të dukshëm jo vetëm në organizimin e transportit, por edhe në përditshmërinë e qytetit. Përqendrimi i autobusëve në një pikë të vetme do të reduktojë ndjeshëm kaosin e krijuar prej vitesh në rrugët kryesore dhe qendrën e qytetit, duke lehtësuar trafikun dhe duke rritur sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.
Njëkohësisht, ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e turizmit, duke i dhënë Sarandës një standard më të lartë shërbimi dhe organizimi, në përputhje me kërkesat e një destinacioni modern. Me hyrjen në funksion të terminalit, qyteti fiton jo vetëm një infrastrukturë të munguar prej dekadash, por edhe një mundësi reale për të përmirësuar imazhin dhe përvojën e çdo vizitori që zgjedh Sarandën. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
24/04/2615:23
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
24/04/2615:23
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
24/04/2615:23
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
24/04/2615:23
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
24/04/2615:23