Prangosen 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës, kontrolle edhe në banesa

24/03/2215:22

Shperndaje:

Katër zyrtarë janë shoqëruar në Sarandë pas denoncimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se lejuan legalizimin e dy objekteve pa leje.

Disa prej tyre jane marre nga oficeret e policise ne zyren ku punonin. Mesohet se operacioni eshte ne vijim dhe aktualisht po kryhen kontrolle banesash.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Hetimi i këtij rasti është bërë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vitin 2021, dhe në bazë të kallëzimit penal të ardhur nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA 2”. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve:

Andri Dhima 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;

Vasil Lango 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;

Sajmir Braho 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë;

Erliton Ymeri 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja Kozeta Statha 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim
Saranda mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Valleve, kultura nga 5 vende në Shëtitoren buzë detit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Digital City Sarandë kërkon Motorist, Llogaritare dhe Call Center
Protesta e pronarëve të mjeteve ujore në Ksamil ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë
Restorant & Pizzeri Il Pomodoro në Sarandë kërkon staf për sezonin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.