Pranga shoferit grek të linjës Janinë – Sarandë

18/03/1617:37

Shperndaje:


shoferi grekPranga shoferit grek të linjës Janinë – Sarandë.
Një grek është vënë në pranga mesditën e sotme në doganën e Kakavijës, pasi në xhepin e tij të xhaketës është gjendur një sasi lënde narkotike. Sipas policise, është arrestuar greku Kostandinos Dimoulas, 44 vjeç, banues në Janinë, Greqi, drejtuesi i autobusit me targa INK 1608.
Atij i’u konstatua në xhepin e brendshëm të xhaketës një qeskë e vogël, në brendësi të së cilës kishte lëndë të dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 4.2 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Autobusi u kontrollua me skaner dhe në brendësi të tij nuk u konstatua asnjë gjë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Organizatorët e protestës në Tiranë: Të dielën na kanë ftuar për të shembur portën në plazhin e Kakomesë
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Rezoluta e PE: Shfuqizoni ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të rishikoni Investimet Strategjike
Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron – Nga Auron Tare
Hotel IMPERIO në Sarandë kërkon të punësojë Staf
La Mar Restaurant në shëtitore kërkon Ndihmës Kamarier, Host dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.