Policia zbulon me dron 4 ndërtime pa leje në Ksamil – VIDEO

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Coastline”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarisë së kundërligjshme të ndërtimeve pa leje, në zona urbane dhe në ato bregdetare.

Goditen 4 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, 3 prej tyre në zona bregdetare, në Ksamil, dhe 1 në zonë urbane.

Procedohen penalisht 4 shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente.

Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit “Coastline”, janë goditur 16 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilat ka nisur procedimi penal për 16 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: •B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane. Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.