Policia zbulon kontrabandën, shpallen në kërkim doganierët


Deklarata e Policise :
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të kontrabandës, sekuestrohen mallrat kontrabandë si dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, ndër ta 2 doganierë
Pas një hetimi të nisur prej Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë dhe Policinë e Sarandës, lidhur me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, u sekuestrua një sasi mallrash të cilat hynin kontrabandë në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë.
Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion me targa AA 537 OF tip ”Benz” me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollape, dyshekë, tapete etj.
Si autor të kësaj veprimtarie të kundraligjshme kanë rezultuar shtetasit: K.S., S.M., (shoferë të kamionit) dhe A.C., E.D., (doganier në PKK Qafë-Botë), që kanë bashkëpunar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar në Pikën e Kalimit të Kufirit shqiptar.
Të katërt shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se Policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje.
Po vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim si edhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor për të tjera raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ”Kontrabanda me mallra të tjerë”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë
Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.