Policia u gjen kanabis në automjet, arrestohen 2 të rinj në Sarandë

17/09/1918:39

Shperndaje:


Komisariati i Policisë Sarandë njofton se policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Të arrestuar janë një shtetas 21 vjeç, banues në Sarandë dhe një 32-vjeçar, banues në Elbasan, ndërsa procedohet në gjendje të lirë një shtetas 19 vjeç, banues në Konispol.

Sipas policisë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.