Policia shikon te JOQ një skaf pranë plazhit në Ksamil, i vendos gjobë 1.1 milionë lekë

Lundroi me gomone afër perimetrit të sigurisë, duke cenuar sigurinë e pushuesve, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bën të mundur bllokimin e mjetit lundrues.

 

Pronari i mjetit lundrues ndëshkohet me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në veçanti për kontrollin e mjeteve lundruese, pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas kanë bllokuar mjetin lundrues gomone në SPK Port Sarandë.

 

Mjeti lundrues është shfaqur edhe në portalin JOQ, por në momentin e publikimit, mjeti lundrues ishte shoqëruar dhe bllokuar nga Policia Kufitare, menjëherë pas njoftimit të marrë nga patrullat e Policisë që vëzhgojnë nga toka vijën bregdetare për shkeljen e zonës së sigurisë.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, pronari i mjetit lundrues, shtetasi A. P., është ndëshkuar me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, pasi ka lundruar në zonë të ndaluar dhe nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, në bordin e mjetit lundrues.

 

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, ndaj apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos cenojnë sigurinë e pushuesve.

 

Policia e Shtetit fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së zonës së sigurisë, nga përdoruesit e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në zbatim të ligjit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.