Policia Sarandë godet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.