Policia prangos policicët e plagosur


Dy punonjës policie të burgut të Sarandës janë arrestuar nga forcat Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për shkak të arratisjes së një dite më parë të një të riu nga ambientet e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër.
Në pranga kanë përfunduar Njazi Kaçupaj, dhe Fatjon Idrizi, të dy banues në Sarandë, me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.
Dy efektivat po trajtohen në spitalin e Sarandës pas plagëve të marra ditën e djeshme në aksion për kapjen e Saimir Ahmetit, ndërsa disa efektivë të tjerë po mbajnë nën vëzhgim policët e plagosur.
“Më datë 07.02.2017, gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penalë “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal, në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga  ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Siç edhe dihet, i burgosuri u arrestua disa orë më vonë në një pus në lagjen “Partizani”, Gjirokastër.
Materialet i procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. 

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.