Policia prangos 2 vëllezërit: Na kundërshtuan dhe na penguan në detyrën tonë – VIDEO

28/08/2315:23

Shperndaje:

NJOFTIMI I POLICISË: Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

43-vjeçari Genti Papagjika është njeriu që ka denoncuar me video në Saranda Web hajdutërinë e rojeve të portës së Kakomesë. Së bashku me të është arrestuar edhe vëllai Nevil Papagjika.

Banorët e Nivicës denoncojnë në Saranda Web se Gentian Papagjika nuk ka qenë në kërkim, por ka detyrim paraqitje. Sipas tyre, Genti Papagjika sshtë dënuar dhe ka bërë 9 muaj burg për një bravë të portës së Kakomes që dëmi kushton 18.000 lekë të vjetra, ndërsa Prokuroria dhe Gjykata e Vlores e lane në burg 9 muaj.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas muajsh izolimi – banorët hapin rrugën drejt Parkut Arkeologjik në Finiq
NEMESIS HOTEL në Sarandë kërkon 2 Sanitare dhe 2 Recepsioniste
Tha se kryetari dhe 18 punonjës janë me SIDA: prodedohet penalisht, Policia i merr telefonin
Ksamil Explore Office kërkon të punësojë Agjente për Zyrë Turistike
Monte Cristo Hotel në Sarandë kërkon staf për sezonin turistik
CREPERI & PICERI KOKO në Ksamil kërkon Kamarier/e me eksperiencë. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.