Policia: Pamë te JOQ një skaf në plazh, e bllokuam, pronarit gjobë 10 mijë lekë – VIDEO

Bllokohet një mjet lundrues (gomone), për lundrim jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese, i konstatuar nga patrullat që monitorojnë nga toka, vijën bregdetare. Mjeti lundrues, i publikuar edhe në portalin JOQ.

Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, shërbimet e Policisë Kufitare, ditën e djeshme, kanë konstatuar një mjet gomone që lundronte në zonën bregedetare të quajtur “Gjiri i Podajve”, Ksamil.

Në vijim të veprimeve, mjeti lundrues gomone, që ishte publikuar edhe në portalin JOQ, u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa për pronarin e tij, shtetasin K. P., u vendos masa administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit të nevojshmëm në bord.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese të të gjitha llojeve, që të zbatojnë rregullat e përcaktuara për përdorimin e këtyre mjeteve, të mbajnë në bord dokumentacionin e nevojshëm dhe të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos rrezikojnë jetën e pushuesve.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese apo të lundrimit të tyre jashtë zonës së përcaktuar, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.