Policia: Një 33-vjeçar na deklaroi se i plasi një fishek nga toka, por ja çfarë zbuluam

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.09.2023, për të cilën një 33-vjeçar deklaroi se ishte dëmtuar aksidentalisht, nga plasja e një fisheku luftarak.

Vihet në pranga 33-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se ishte vetëplagosur aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e posedonte pa leje.

Në pranga dhe 2 shtetas të tjerë të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Policia njofton se si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2023, në fshatin Stjar, Delvinë, ku shtetasi H. M. deklaroi se ishte dëmtuar aksidentalisht, gjatë kohës që punonte në tokën e tij, nga plasja e një fisheku luftarak, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vunë në pranga shtetasit:

-H. M., 33 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-M. M., 63 vjeç dhe L. R., 51 vjeç, të dy banues në fshatin Stjar, Delvinë, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Nga provat e siguruara dyshohet se më datë 20.09.2023, shtetasi H. M. është vetëplagosur aksidentalisht, gjatë kohës që punonte në tokën e tij, me një armë zjarri të cilën e posedonte pa leje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasit M. M. dhe L. R. kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe se kanë bërë kallëzime të rreme, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.