Policia: Kapet me 300 gr kanabis dhe 200 fara gati për mbjellje, arrestohet

13/02/2210:06

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “PËRGATITJA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-D. Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Historia e futbollit në Sarandë dhe Delvinë/ Xhorxhi Vasili rrëfen një shekull traditë
Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon staf. Ofrohet akomodim
Market & Bakery PRODA në Metoq kërkon të punësojë KASIERE
Të arrestuarit marrin peng policin në Sarandë, AMP nis hetimet – pezullohen 3 punonjës
Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.