Policia: Kapëm në Krorëz një skaf pa dokumenta, e bllokuam direkt. Vendosëm edhe gjobë

16/09/2214:49

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë njofton se në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe është bllokuar 1 mjet lundrues skaf, në plazhin e Krorëzit, Sarandë.

Ndëshkohet me masë administrative 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, kanë konstatuar në plazhin e Krorëzit, Sarandë, një mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin Xh. M., 32 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.

Në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi Xh. M. u ndëshkua me masë administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.