Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë

Prokuroria çon në gjyq një shtetas për pastrim parash, sekuestrohen 2 apartamente në Sarandë. Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një shtetas të identifikuar me inicialet A.B., i dyshuar për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, të kryer më shumë se një herë.

 

 

Sipas organit të akuzës, gjatë hetimeve të nisura në kuadër të procedimit penal nr. 13 të vitit 2022, janë sekuestruar disa pasuri që dyshohet se burojnë nga aktivitet kriminal i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar. Mes pasurive të sekuestruara janë dy apartamente në qytetin e Sarandës, njëri me sipërfaqe 66.8 metra katrorë dhe tjetri 160.7 metra katrorë, të ndodhur në rrugën “1 Maji”, si edhe një automjet tip “Mercedes Benz”.

 

Hetimet kanë ngritur dyshime se shtetasi A.B. ka investuar të ardhura të përfituara nga veprimtari të paligjshme në pasuri të paluajtshme në Sarandë, ndërsa automjeti dyshohet se është përdorur për aktivitet transporti. Prokuroria bën me dije se janë evidentuar edhe veprime financiare që synonin shmangien e raportimit sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

 

Çështja tashmë i ka kaluar gjykatës për shqyrtim të mëtejshëm.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë