“Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” investon në Sarandë pa pyetur qytetarët – VIDEO

Ibrahim Bajrami: “Fondi Shqiptar i Zhgënjimit” po investon në Sarandë pa pyetur qytetarët

Debate të forta janë shënuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë, ku Ibrahim Bajrami ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke e cilësuar atë si “Fondi Shqiptar i Zhgënjimit”.

 

 

Gjatë fjalës së tij, Bajrami u shpreh se investimet në Sarandë po realizohen sipas dëshirës së institucionit, pa marrë në konsideratë mendimin e komunitetit lokal. Ai theksoi se projektet shpeshherë nuk reflektojnë nevojat reale të banorëve dhe nuk kalojnë në procese të mirëfillta konsultimi.

 

Si shembull konkret, ai përmendi një dëgjesë publike të zhvilluar më herët, ku sipas tij, jo vetëm që nuk u morën parasysh shqetësimet e qytetarëve, por u injorua edhe qëndrimi i kryetarit të atëhershëm të bashkisë, Adrian Gurma.

 

 

Deklaratat e Bajramit kanë rikthyer në vëmendje debatet mbi transparencën dhe mënyrën e zbatimit të investimeve publike në Sarandë, në një kohë kur kërkohet gjithnjë e më shumë përfshirje e qytetarëve në vendimmarrje. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë
540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë