Ilirjan Gërdhuqi: Në bashkinë Sarandë mungon Transparenca dhe Llogaridhënia

Ilirjan Gërdhuqi: Në bashkinë Sarandë mungon Transparenca dhe Llogaridhënia. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Ilirjan Gërdhuqi, ka kritikuar Bashkinë Sarandë në lidhje me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe vetë këshilltarëve bashkiakë.

 

 

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Gërdhuqi është shprehur se mungesa e transparencës ndihet jo vetëm nga qytetarët e Sarandës, por edhe nga anëtarët e këshillit, të cilët sipas tij shpeshherë nuk informohen në mënyrë të plotë mbi projektet dhe vendimmarrjet që ndërmerren nga bashkia.

 

Ai ka theksuar se këshilltarët bashkiakë duhet të kenë akses të plotë mbi projektet konkrete që planifikohen apo realizohen në qytet, duke kërkuar nga Bashkia Sarandë që projektet të paraqiten dhe të diskutohen paraprakisht me anëtarët e këshillit.

 

Sipas Gërdhuqit, rritja e transparencës dhe përfshirja më e madhe e këshilltarëve në procesin e vendimmarrjes do të ndikonte pozitivisht në informimin e qytetarëve dhe në forcimin e besimit ndaj institucioneve vendore. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.