Policia identifikon autorin e zjarrit ku u dogjën 3 shtëpi në Livinë, shpallet në kërkim – VIDEO

Më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, në fshatin Livinë, bashkia Finiq, në një sipërfaqje toke ka rënë zjarr. Zjarri, i favorizuar nga era, ka marrë përmasa duke djegur pjesërisht 3 banesa në fshatin Livinë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendgjarje dhe krahas ndihmës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, kanë bërë evakuimin e banorëve dhe kanë vijuar veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Mario Buzuka, 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, i cili pasi ka vënë zjarrin në tokën e tij dhe ka parë se zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë
Zgara Tradicionale Laura në Sarandë kërkon Sanitare
Lexoni më shumë
3.6 milionë euro për rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë, por pa ndërhyrje në kanalizimet e ujërave të zeza
Lexoni më shumë
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.