Policia: Gjetëm armën e përdorur në grabitjen e noterit, po kërkojmë autorët

27/10/218:40

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se si rezultat i veprimeve intensive hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur nga autorët në grabitjen e noterit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur një javë më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Thoma Kaçi dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe një sasi municioni luftarak.

Policia njofton se arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, përfundon komunikata.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” në Sarandë kërkon të punësojë Kuzhinier. Ofrohet akomodim
Restorant Zero Zero kërkon të punësojë Pjatalarëse dhe Sanitare
Taverna Marin Grill & ushqim tradicional në Sarandë kërkon Kuzhiniere
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.