Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO

28/12/2512:36

Shperndaje:

Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri

 

Policia e Sarandës njofton se, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare në qytetin e Sarandës.

 

 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy subjekte tregtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy pronarëve të subjekteve tregtare, shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj
Restorant Manxurane në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Llanxhiere
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.