Policia e Sarandës publikon videon e kapjes së 8 thasëve me hashash

26/10/1611:42

Shperndaje:


Policia sekuestron 56 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në një automjet !
Në pranga drejtuesi i mjetit !
Arrestohet në flagrancë shtetasi M H, 48 vjeç, banues në Sarandë.
Në fshatin Nivicë, në rrugën Krekëz-Kakome, efektivët e policisë së Sarandës kanë konstatuar një automjet tip “Ford Focus” me targa italiane, i cili drejtohej nga shtetasi i mësipërm dhe në brendësi të tij kanë gjetur disa thasë sintetikë me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit që iu bë këtij mjeti, u gjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 56 kg (kilogram) e llojit Cannabis Sattiva (8 thasë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit shtetasit M H, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Booking dhe Airbnb në “lupën” e Tatimeve, nisin verifikimet për të ardhurat e padeklaruara
Më kërkojnë 2 hyrje për hipotekimin e godinës, 1 kryetari i Bashkisë, 1 drejtori i Hipotekës
Bar Restaurant Riviera në Ksamil kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Po filmonte te porta e shembur e Kakomesë, dhunohet 46-vjeçari
Taverna AFA në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier
Delvina proteston në dyert e Bashkisë Sarandë: Kërkohet rishikimi i vendimit për Terminalin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.