Policia e Sarandës publikon rezultatet e operacionit “Shelegari”


Policia e Sarandës publikon rezultatet e operacionit “Shelegari”
Sekuestrohen 54 kg e 80 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si edhe arrestohen në flagrancë poseduesit e lëndës narkotike!
Në vijim të kontrolleve dhe operacioneve të vazhdueshme që janë zhvilluar nga DVP Vlorë, për evidentimin dhe parandalimin e prodhim/shitjes si edhe të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 28.08.2017, Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një  operacion antidrogë të koduar ”Shelegeri”.
Specialistët e Hetimit për Narkotikët në fshatin ”Sheleger”, në një banesë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram.
Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike 2 shtetas
55 vjeç dhe 23 vjeç banues në Sheleger, Sarandë.
Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Lexoni më shumë
Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.