Policia e Sarandës: Kemi arrestuar autorin e 10 vjedhjeve

09/02/2115:08

Shperndaje:


Policia e Sarandës ka njoftuar kapjen dhe vënien në pranga të një 20-vjeçari, banues në Sarandë, i dyshuar si bashkautor i 10 vjedhjeve të ndodhura në Ksamil dhe Sarandë.
Policia thotë se në muajin nëntor është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale” Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

SIpas policisë, shtetasi 20-vjecar ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të zbardhura dhe të dokumentuara, në Ksamil dhe Sarandë, të kryera në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i ndaluar në datën 23.11.2020) dhe 3 shtetas të mitur të proceduar në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.