Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. L., 23 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullosore në fshatin Shelegar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.