“PO SIKUR TË PUNOHEJ 1460 DITË?!” – Nga Adriatik Lapaj
PO SIKUR TË PUNOHEJ 1460 DITË?!” – Nga Adriatik Lapaj
Të dashur bashkëqytetar,
George Orwell në veprën e tij thoshte “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar.”
Tranzicioni shqiptar ka qenë një periudhë mashtrimesh të mëdha. Ka qenë koha e antivlerave. Ka qenë koha që politika vrau totalisht me gjakëftohtësi njeriun duke kthyer në moral të ri të shoqërisë tonë PARANË e pistë.
Kjo marrëzi nuk mund të kuptohej në fillimet e veta nga qytetarët, por koha bëri të vetën e tashmë të gjithë jemi dëshmitar të dëmeve të tmerrshme që ka bërë rruga e antivlerave në vendin tonë.
Më shumë se gjysma e popullsisë tonë tashmë e ka braktisur vendin. Korrupsioni është kthyer në normë shoqërore. Antimorali i shkretoi spitalet tona. Antivlerat i shkatërruan qytetet tona. Shikoni spitalin e Sarandës…larg shkëlqimit të dikurshëm pavarësisht përpjekjes titanike të doktorëve e infermiereve të veta të mrekullueshme…
Shikoni vetë Sarandën… një masiv betoni që ulëret pabesin që i bënë bijtë e vetë.
Hidhni një sy rreth vetes e shikoni se sa nga shokët e shoqet e klasës ende jetojnë në Sarandë…
Hidhni sytë nga lulishtet. Ku janë? Ikën bashkë me ata që i kthyen në beton për 5 aspra.
Sarandën e ka penalizuar bukuria e vetë. Politika e Tiranës nuk i ka kushtuar kurrë rëndësinë e duhur qytetit tonë. E ka qeverisur me guvernator të deleguar si dikur Osmanët na qeverisnin nën pushtim. Dërgonin të besuarit e vetë. Rëndësi kishte mbajtja e pushtimit në këmbë, në këmbim guvernatori kishte karta biancha që mund të bënte çfarë të donte…edhe mund të vidhte.
Prej kohësh që kur ika në universitet vij në Sarandë shpesh. Vij te prindërit. Vij te qyteti ku kam kujtimet e viteve kur ikja këmbëzbathur. Vij te njerëzit e mij. Vij te balta ime, gurët e mij. Vij te deti im. Te deti i ëndrrave të mija.
Kësaj here e gjeta qytetin duke hedhur asfalt. Asfalt kudo. Kaq e kaq vite harresë, por në muajin e zgjedhjeve të gjithë në punë. Punë ditë dhe natë…punë shkel e shko, por të paktën punë. Fasadë, por të paktën ndihet era e ziftit…ndihet se diçka lëviz. Vetiu mendoj…po sikur të punohej ditë natë me sinqeritet gjatë 4 viteve të 1 mandati si do të ishte Saranda? Po sikur qytetit t’i kushtohej rëndësi çdo ditë si do ishte Saranda? Po sikur era e ziftit të ndihej sa herë e donte nevoja, si do ishte Saranda? Po sikur kanalizimet të bëheshin sa herë ndërtohej, si do ishte Saranda? Po sikur të gjithë ata që marrin rrogë nga taksat tona në qytet të punonin çdo ditë si tani për fushatë si do ishte Saranda? Po ku dreqin shkojnë paratë tona gjatë 1445 ditëve të tjera të mandatit 4 vjeçar të Bashkisë? Si mund të qe një qytet që në 1460 ditë punohet vetëm 15 ditë nëse do punohej 1460?
…
Dhe në fund erdha te pyetja: Kaq shumë na nënvlerësojnë NE si qytetar sa na trajtojnë si idiot që gënjehemi me erën e ziftit vetëm 2 javët para ditës së votimit?
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
09/05/2316:01
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
09/05/2316:01
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
09/05/2316:01
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
09/05/2316:01
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
09/05/2316:01