Plagosja e 2 të rinjve, shpallen në kërkim 4 persona. 2 pistat e hetimit

18/07/2510:11

Shperndaje:

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po hetohen dy pista kryesore lidhur me motivin e kësaj ngjarjeje.

Pista e parë ka të bëjë me një konflikt të vjetër për një plazh, ku dy familjet dyshohet se janë përballur më parë për çështje pronësie apo shfrytëzimi të hapësirave përgjatë vijës bregdetare.

 

 

Pista e dytë lidhet me një konflikt që mendohet të ketë nisur fillimisht mes dy fëmijëve të mitur, dhe më pas ka agravuar duke përfshirë të rriturit, derisa situata ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Policia po vijon mbledhjen e dëshmive dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

 

KOMUNIKATA E POLICISË 

 

Zbardhet plagosja me armë zjarri – Katër persona në kërkim, arrestohet edhe një nga të plagosurit

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e rëndë me armë zjarri të ndodhur më datë 17 korrik 2025, rreth orës 15:00,  në lagjen nr. 3 të qytetit.

 

 

Nga hetimet rezulton se ngjarja nisi pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç, dhe Ernest Lama, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe disa shtetasve të tjerë. Gjatë konfliktit, Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy. Aktualisht, ata ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

 

 

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të përfshirë në këtë ngjarje:

Ramadan Zoto, 43 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Erjon Canaj, 36 vjeç;

Artan Murtaj, 43 vjeç;

Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

 

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj njërit prej të plagosurve, Gëzim Hajdaraj, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, së bashku me një krehër me 9 fishekë. Si pasojë, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

 

Nga vendngjarja janë sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, arma tip “Beretta” dhe krehëri me fishekë.

Policia bën me dije se vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Thoma Çakuli, vëllai i kryetarit të Bashkisë Finiq Romeo Çakuli dhe gazetarit Filip Çakuli
Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak
Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik i drejtohet Gjykatës së Lartë
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.