Plagosi me thikë pas sherrit 21-vjeçarin, arrestohet nga Policia

Komunikata e Policisë: Plagosi me mjet prerës thikë një 21-vjeçar, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, familjarët e 20-vjeçarit shprehen se ai është dorëzuar në Polici, duke hedhur poshtë pretendimin e Policisë për kapjen e tij.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.