Pezullohet tenderi ‘Lungomare 2’ ku fituese ishte shpallur kompania Fusha shpk


Fillimi i punimeve për zgjatimin e Lungomares në Vlorë duket se do të vonojë pasi kompania që ofroi më pak ka ankimuar skualifikimin e saj nga tenderi.

Projekti “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës, segmenti jugor nga fushat e sportit deri te tuneli” – apo siç njihet ndryshe, Lungomare 2, – është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Fondi limit i vënë në dispozicion ka qenë rreth 3,8 milionë eurosh (458 milionë lekë).

Në tenderin që u mbajt më 12 shtator, sipas Top-Channel morën pjesë 6 kompani dhe kompania Curri shpk paraqiti ofertën më të vogël, 2,9 milionë euro – rreth 900 mijë euro më pak se fondi limit, ose sa 73 për qind e fondit.

Ofertat:

Curri 2,9 milionë euro
Fusha 3,1 milionë euro
Salillari 3,4 milionë euro
Gjikuria 3,5 milionë euro
Be-IS 3,5 milionë euro
Gener 3,7 milionë euro
Mirëpo Curri shpk është skualifikuar nga FSHZH për “mos plotësim kushtesh”. Fitues është shpallur kompania Fusha shpk, e cila kishte ofruar 3,1 milionë euro – ose sa 81 për qind e fondit.

Ditën e premte Curri shpk është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik duke pezulluar kështu tenderin.

Muajt e fundit ka patur probleme të theksuara me tenderat e rrugëve. Kontestimet e kompanisë Gjoka Konstruksion për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë nxorrën në pah përpjekjet që po bëheshin nga kompani të tjera për ta siguruar atë si dhe përkrahjet nga zyrtarët për të ndikuar në zgjedhjen e fituesit.

Për të shmangur të gjitha debatet dhe skandalet që do ta rëndonin edhe më shumë pozitën e qeverisë, Ministria e Infrastrukturës e anuloi tenderin, ndërsa Drejtoresha e Autoritetit Rrugor u dorëhoq.

Kujtojmë se Fusha shpk është shpallur fituese e tenderit për rikonstruksionin e Shëtitores në Saranda, të cilën kryeministri e ka pagëzuar me emrin Lungomarja e Sarandës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë