Reklamë I Love Orange

Petro Gjikuria: Lufta sapo ka filluar, do të kemi beteja të tjera për Himarën

Petro Gjikuria: Lufta sapo ka filluar, do të kemi beteja të tjera për Himarën

 

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria, ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, ku ai humbi garën përballë kundërshtarit të tij. Në deklaratën e tij, Gjikuria shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë mbështetësve të tij dhe theksoi rëndësinë e betejës së bërë, duke e cilësuar atë si një pjesë të një beteje më të madhe dhe të vazhdueshme për Himarën.

 

Petro Gjikuria tha: 

 

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

 

Gjikuria kritikoi ashpër metodat e përdorura gjatë procesit zgjedhor, duke i quajtur ato antidemokratike dhe të manipuluara për të favorizuar kundërshtarët e tij.

 

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

 

Pavarësisht rezultatit, Petro Gjikuria u shpreh se betejat për të ardhmen e Himarës do të vazhdojnë dhe falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në fushatën e tij.

 

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

 

Deklarata e Gjikurisë reflekton një qëndrim të fortë dhe të vendosur për të vijuar përpjekjet në të ardhmen, pavarësisht pengesave dhe sfidave të hasura në zgjedhjet aktuale.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47